Superiore

Sfida Partizani B-Erzeni starton në orën 11:00, kryeqytetasit përballen me “blutë

Duke filluar nga ora 11:00, do të zhvillohet takimi mes Partizanit B dhe Erzenit, i vlefshëm për javën e shtatë të Kategorisë së Dytë, Grupi A. Ndeshja do të luhet në ambientet e kompleksit sportiv “FC Dinamo” në Arbanë të Tiranës. Pas gjashtë javësh kampionat, skuadra e kryeqytetit renditet në…

Sfida Partizani B-Erzeni starton në orën 11:00, kryeqytetasit përballen me “blutë

Duke filluar nga ora 11:00, do të zhvillohet takimi mes Partizanit B dhe Erzenit, i vlefshëm për javën e shtatë të Kategorisë së Dytë, Grupi A.

Ndeshja do të luhet në ambientet e kompleksit sportiv “FC Dinamo” në Arbanë të Tiranës. Pas gjashtë javësh kampionat, skuadra e kryeqytetit renditet në vendin e katërt me 10 pikë të grumbulluara, duke qëndruar 8 pikë larg lideres Vllaznia B.

Ndërkohë, ekipi “blu” i Erzenit pozicionohet në vendin e shtatë me 6 pikë. Në orën 13:30, Eagle Football do të përballet me Veleçikun.