Rustem Hoxha nuk do të jetë më pjesë e Dinamos, një zhvillim që ishte bërë i ditur nga klubi vetëm disa orë më parë. Më pas ka ardhur edhe reagimi i vetë qendërmbrojtësit në rrjetet sociale.
Mbrojtësi 34-vjeçar ka shprehur vlerësime dhe mirënjohje për klubin kryeqytetas. Kujtojmë se Hoxha iu bashkua Dinamos në korrik të vitit 2023, pasi përfundoi aventurën e tij me Ballkanin.
Duhet theksuar gjithashtu se 34-vjeçari prej 1 viti ka mbetur jashtë fushave, për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi verën e kaluar.
REAGIMI:
Mbas 3 vitesh të mbushura me emocione, suksese dhe trofe, nga sot nuk do të jem më pjesë e Dinamos. Dua të falënderoj nga zemra të gjithë familjen e madhe dinamovite: presidentin, stafin, shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështetjen dhe besimin gjatë gjithë kësaj periudhe. I uroj Dinamos shumë suksese në vazhdim. Faleminderit për gjithçka!


