Superiore

Kapiteni Skuka rikthehet në stërvitje, lajm i mirë për Karoglanin pas pesë ndeshjesh mungesë

Partizani ka publikuar pak minuta më parë pamje nga seanca stërvitore e sotme. Edhe pse kampionatet janë ndalur për shkak të angazhimeve të kombëtareve, “Demat e Kuq” kanë vijuar përgatitjet. Mes lojtarëve të ekipit të parë në stërvitje është parë edhe kapiteni Xhuliano Skuka. Sulmuesi dibran…

Kapiteni Skuka rikthehet në stërvitje, lajm i mirë për Karoglanin pas pesë ndeshjesh mungesë

Partizani ka publikuar pak minuta më parë pamje nga seanca stërvitore e sotme. Edhe pse kampionatet janë ndalur për shkak të angazhimeve të kombëtareve, “Demat e Kuq” kanë vijuar përgatitjet.

Prej 5 ndeshjesh jashtë fushave, trajneri Karoglan merr LAJMIN E MADH te

Mes lojtarëve të ekipit të parë në stërvitje është parë edhe kapiteni Xhuliano Skuka. Sulmuesi dibran duket se i ka lënë pas shqetësimet fizike dhe mund të jetë së shpejti i gatshëm për të ndihmuar 17 herë kampionët e Shqipërisë.

Rikthimi i tij përbën një lajm të rëndësishëm për trajnerin e Partizanit, Mislav Karoglan. Skuka nuk ka zbritur në fushë që prej derbit ndaj Tiranës, më 11 tetor, pasi dëmtimi e ka mbajtur jashtë në pesë ndeshje.