Kombëtaret

Ronaldo: Brazili ende nuk është i përgatitur për një duel me Holandën

Ish-ylli i ekipit kombëtar të Brazilit, Ronaldo Nazario, pranoi se nuk beson se ‘Kanarinat’ janë gati të përballen me Holandën në fazën tjetër të Kupës së Botës 2026.Brazili mund të ndeshet në fazat eliminatore me Holandën, por kjo ide nuk i pëlqen aspak legjendës Ronaldo.Sipas tij, Brazili duhet ta

Ronaldo: Brazili ende nuk është i përgatitur për një duel me Holandën

Ish-ikonë e kombëtares së Brazilit, Ronaldo Nazario, ka pranuar se nuk e sheh “Selecaon” të gatshme për t’u përballur me Holandën në raundin e ardhshëm të Kupës së Botës 2026.

Mundësia që Brazili të ndeshet me Holandën në fazën me eliminim direkt nuk e bind aspak legjendën braziliane.

Sipas Ronaldos, brazilianët duhet të shmangin Holandën, skuadër që e ka hapur Kupën e Botës me dy fitore dhe me paraqitje dominuese ndaj Suedisë, ndërsa në këtë edicion synon edhe rekorde.

“Duhet ta shmangim Holandën, sepse është ende shumë herët. Nuk mendoj se jemi gati për atë përballje ende”, deklaroi fillimisht “El Fenomeno”.

“Mendoj se do të evoluojmë me vazhdimin e turneut. Do të përmirësohemi, por nuk jemi ende gati”.

“Japonia dhe Suedia janë ekipe që mund t’i kalojmë pa shumë vështirësi”, përfundoi ish-legjenda braziliane.