Kombëtaret

Lëndimi e largon Ermal Krasniqin nga grumbullimi i Kosovës

Ermal Krasniqi, mesfushori anësor i Amedspor, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të një lëndimi. Ekzaminimet mjekësore treguan se atij i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar. Për këtë arsye, Krasniqi nuk do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjet kundër Izraelit dhe…

Lëndimi e largon Ermal Krasniqin nga grumbullimi i Kosovës

Ermal Krasniqi, mesfushori anësor i Amedspor, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të një lëndimi.

Ekzaminimet mjekësore treguan se atij i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar. Për këtë arsye, Krasniqi nuk do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjet kundër Izraelit dhe Irlandës.

Futbollisti do të kthehet te klubi i tij për të vijuar rikuperimin.

Ermalit i urojmë shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në fushë.