Roberto Martínez mbyll aventurën me Portugalinë, Jorge Jesus drejt stolit luzitan

Roberto Martínez mbyll aventurën me Portugalinë, Jorge Jesus drejt stolit luzitan

Lajme

Roberto Martínez nuk do të vazhdojë më si trajner i Kombëtares së Portugalisë. Humbja ndaj Spanjës në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026 shënoi edhe fundin e rrugëtimit të teknikut spanjoll në pankinën luzitane.

Pas përfundimit të sfidës, Martínez e bëri të ditur në konferencë për shtyp se periudha e tij te Portugalia ka marrë fund dhe se marrëveshja nuk do të zgjatet.

“Ky është fundi i një cikli. Tani është e rëndësishme që kombëtarja të ketë një trajner të ri dhe është legjitime që presidenti të zgjedhë njeriun e tij. Ju falënderoj për gjithë mbështetjen që kam marrë”, u shpreh Martínez.

52-vjeçari mori drejtimin e Portugalisë në janar 2023, kur zëvendësoi Fernando Santosin pas Kupës së Botës në Katar. Gjatë kohës së tij në krye të ekipit, ai e udhëhoqi përfaqësuesen drejt triumfit në Ligën e Kombeve, por nuk ia doli ta çonte skuadrën te suksesi në Botërorin 2026.

Sipas A Bola, presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, tashmë ka vendosur për emrin që do të pasojë Martínezin, dhe ai është Jorge Jesus.

Trajneri 71-vjeçar ndodhet pa skuadër që prej largimit nga Al Nassr në fund të sezonit të kaluar. Ai pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit e federatës sapo kombëtarja të kthehet në Portugali, për të mbyllur marrëveshjen.

Nëse ky emërim merr formë zyrtare, Jorge Jesus do të drejtojë Portugalinë në eliminatoret dhe në fazën finale të Euro 2028, si edhe në Kupën e Botës 2030, turne që do të organizohet së bashku nga Portugalia, Spanja dhe Maroku.

Promo