Gazetarja Mirela Haxhiaj ishte e ftuar në emisionin “Mega Botërori” në A2CNN, ku mes çështjeve të diskutuara u ndal edhe te ylli botëror Leo Messi, që po paraqitet mjaft mirë me Argjentinën në Kupën e Botës 2026.
Gjatë bisedës, Haxhiaj bëri një deklaratë “epike” në lidhje me Messin, duke iu referuar kohës kur “Pleshti” aktivizohej te Barcelona dhe përballë kishte dy ish-qendërmbrojtësit e kryeqytetasve të Real Madrid, Sergio Ramos dhe Pepe.
“Të kesh dy qendërmbrojtësi, siç kishte Reali me Ramos e Pepe, nuk kishe kohë të bije në tokë, sepse të mbanin në ajër ata. Kur të binte në tokë, do e shkelnin”.













