Mesfushori gjen ekip pasi la Partizanin, ish-i i Vllaznisë e merr në skuadër

Lajme

Sabit Bilali është transferimi i parë për këtë merkato në ekipin e Rabotnickit. Ish-mesfushori i Partizanit ka firmosur kontratë të vlefshme për dy vite.

Vetë trajneri Goce Sedloski ka dhënë aprovimin. Kujtojmë se para Rabotnickit, Sedloski mbante postin e trajnerit te Vllaznia. Kështu nuk e ka humbur mundësinë për t’i shtuar ekipit të tij aftësitë e 26-vjeçarit.

Bilali u shpall kampion me Partizanin sezonin e kaluar. Aktualisht Rabotnicki ku ka firmosur, mban vendin e 6 në Maqedoninë e Veriut. /newsport.al/



sport,Partizani,rabotnicki,sabit bilali,vllaznia , Partizani,rabotnicki,sabit bilali,vllaznia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *