Liga e Kampionëve

Liverpooli fiton me rezultat të thellë në fushën e Club Brugge

Liverpooli mori tri pikët në transfertë ndaj Club Brugge, duke e mposhtur 0-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligës së Kampionëve. Alexander Isak shënoi golin e parë në minutën e 13-të, pas një gabimi të mbrojtjes vendase dhe asistimit të Dominik Szoboszlait. Brugge pati disa raste për…

Liverpooli fiton me rezultat të thellë në fushën e Club Brugge

Liverpooli mori tri pikët në transfertë ndaj Club Brugge, duke e mposhtur 0-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligës së Kampionëve.

Alexander Isak shënoi golin e parë në minutën e 13-të, pas një gabimi të mbrojtjes vendase dhe asistimit të Dominik Szoboszlait.

Brugge pati disa raste për të gjetur rrjetën, por nuk arriti t’i shfrytëzonte. Në pjesën e dytë, Liverpooli vijoi me paraqitje më të mirë dhe Florian Wirtz e çoi rezultatin në 0-2 në minutën e 79-të, pas pasimit të Ngumoha.

Triumfin e vulosi sërish Isak, i cili në minutën e 82-të finalizoi një top të gjatë të dërguar nga portieri brazilian Alisson Becker.

Me këtë sukses, Liverpooli ngjitet në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Club Brugge renditet i 13-ti me nëntë pikë.