Leverkusen i jep fund sundimit të Bayernit, “Aspirinat” ndjekin nga pas rekordin e Juventusit

Lajme

Leverkusen i këtij sezoni është i pandalshëm. Klubi gjerman gëzon një ecuri prej 42 ndeshjesh si i pamposhtur në të gjitha kompeticionet.

Që nga viti 2000 në “Top 10” ligat europiane, vetëm Juventus i sezonit 2011/12 ka bërë më mirë.

Asokohe bardhezinjtë qëndronin 43 ndeshje të pamposhtur.

Me Xabi Alonson si trajner, “Aspirinat” po luftojnë për të fituar çdo kompeticion ku marrin pjesë, kampionatin gjerman, kupën dhe Europa League.

Nëse fitojnë takimin e radhës në Bundesligën gjermane, ata do ia dalin të fitojnë kampionatin.

Po ashtu do të vazhdonin të pamposhtur dhe me shpresën për të fituar Kupën dhe Europa League.



sport,Bayer Leverkusen,Bundesliga , Bayer Leverkusen,Bundesliga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *