Dukagjini pret Llapin në orën 17:00, në ndeshjen e xhiros së 13-të të elitës së futbollit kosovar.
Në përballjen e fundit mes tyre, Dukagjini fitoi 2-1 në Podujevë. Këtë herë, vendasit synojnë të fitojnë para tifozëve të tyre, pasi nuk kanë shënuar fitore në tri ndeshjet e fundit.
Edhe Llapi po kalon një periudhë të vështirë: skuadra është në krizë dhe ka shtatë ndeshje radhazi pa rezultat pozitiv.
Trajnerët Armend Dallku dhe Tahir Batatina kanë zgjedhur të nisin takimin me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.
Formacioni zyrtar i Dukagjinit: Haxhihamza, Bardhoku, Basri, Sinani, Bytyqi, Salihu, Hugo, Pefqeli, Stevenson, Zulfiji, Isufi.
Formacioni zyrtar i Llapit: Laroshi, Mulalic, Ajvazi, Jaha, Ademi, Ramadani, Selimaj, Hetemi, Kolgeci, Xhaka, D’Almeida.
