“Kokë më kokë” me Zvicrën, hyrja falas në “Air Albania” për të parë kombëtaren U-21

Lajme

Shqipëria U-21 do të luajë një ndeshje mjaft delikate, e cila ëhstë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2025. Alban Bushi do të luajë “all-in” për të marrë fitoren ndaj Zvicrës U-21.

Ndeshja ndaj Zvicrës U-21 ka një rëndësi të madhe, pasi në rast fitoreje Shqipëria U-21 mund të marrë vendin e parë në renditje.

Aktualisht Kombëtarja U-21 renditet në vendin e tretë me 10 pikë, po aq sa Rumania e vendit të dytë dhe një pikë më pak se Zvicra e vendit të parë.

Edhe në këtë sfidë kërkohet mbështetja maksimale nga tifozët në shkallët e stadiumin “Air Albania”, teksa hyrja ashtu si në takimin ndaj Finlandës do të jetë falas.

Ndeshja ndaj Zvicrës U-21 do të luhet në stadiumin “Air Albania” në ora 17:00.



sport,kombetarja shqiptare , kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *