Kombëtaret

Kane barazon pas 16 vjetësh arritjen e Messi-t dhe Cruyff-it

Me golin kundër Spanjës më 15 nëntor, Harry Kane u bë lojtari i gjashtë që, si fitues në fuqi i Topit të Artë, shënon ndaj kampionit aktual të botës. Sipas statistikave të publikuara nga eksperti MisterChip, kjo arritje nuk ishte përsëritur prej më shumë se 16 vjetësh. Para sulmuesit anglez, i…

Kane barazon pas 16 vjetësh arritjen e Messi-t dhe Cruyff-it

Me golin kundër Spanjës më 15 nëntor, Harry Kane u bë lojtari i gjashtë që, si fitues në fuqi i Topit të Artë, shënon ndaj kampionit aktual të botës. Sipas statistikave të publikuara nga eksperti MisterChip, kjo arritje nuk ishte përsëritur prej më shumë se 16 vjetësh.

Para sulmuesit anglez, i fundit që kishte shënuar në këto rrethana ishte Lionel Messi. Argjentinasi realizoi ndaj Spanjës në shtator të vitit 2010, kur ajo ishte kampione e botës.

I pari në këtë listë ishte portugezi Eusebio, me golin kundër Brazilit në korrik të vitit 1966. Johan Cruyff e përsëriti arritjen tetë vjet më pas, sërish ndaj Brazilit, në korrik të vitit 1974.

Në listë janë edhe anglezi Kevin Keegan, i cili shënoi ndaj Argjentinës në maj të vitit 1980, dhe francezi Michel Platini, që realizoi kundër Italisë në qershor të vitit 1986.