Kombëtaret

Belgjika dhe Franca kalojnë në play-off të Ligës së Kombeve, eliminohet Italia

Xhiroja përmbyllëse e Grupit A1, më interesantit në Ligën e Kombeve, u mbyll me kualifikimin e Francës dhe Belgjikës në play-off. Italia, ndonëse kryesonte grupin vetëm tre ditë më parë, gaboi në takimin vendimtar dhe mbeti jashtë. Me një paraqitje mbresëlënëse përpara tifozëve të saj, Belgjika e…

Belgjika dhe Franca kalojnë në play-off të Ligës së Kombeve, eliminohet Italia

Xhiroja përmbyllëse e Grupit A1, më interesantit në Ligën e Kombeve, u mbyll me kualifikimin e Francës dhe Belgjikës në play-off. Italia, ndonëse kryesonte grupin vetëm tre ditë më parë, gaboi në takimin vendimtar dhe mbeti jashtë.

Me një paraqitje mbresëlënëse përpara tifozëve të saj, Belgjika e mposhti Italinë 4-1, duke siguruar një fitore të thellë që i dha kalimin më tej.

Ndeshja nisi në favor të italianëve, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 12-të falë një realizimi të bukur të Pio Esposito. Megjithatë, ky epërsi zgjati vetëm tre minuta, pasi Charles de Ketelaere vendosi baraspeshën në të 15-tën.

Përmbysja e vendasve erdhi në minutën e 22-të, kur Nathan Ngoy përfitoi nga një top i kthyer dhe, i pozicionuar në vendin e duhur, e dërgoi në rrjetë. Në të 26-tën, Jeremy Doku realizoi pas një aksioni individual, duke shënuar golin e tretë të Belgjikës.

Epërsia e dukshme e belgëve në lojë u konkretizua edhe një herë në minutën e 80-të. Diego Moreira shfrytëzoi asistimin e De Bruyne dhe vendosi rezultatin përfundimtar të fitores.

Ky sukses e çoi Belgjikën në kuotën e 12 pikëve dhe i siguroi vendin e dytë, ndërsa Italia e përfundoi këtë cikël në pozitën e tretë me 10 pikë.

Në takimin tjetër, Francës iu desh të luftonte për të marrë një fitore 2-1 në fushën e vet përballë Turqisë.

Vendasit e gjetën avantazhin në minutën e 49-të, kur Emirhan Topcu, teksa tentonte të largonte topin pas një goditjeje këndi, shënoi në portën e tij.

Arda Guler e dërgoi topin në rrjetë katër minuta më pas, por gëzimi për barazimin nuk zgjati: VAR-i e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 80-të, Eli Junior Kroupi shënoi pas pasimit të Cherkit, duke i dhënë Francës goditjen vendimtare në këtë përballje.

Turqia arriti vetëm të ngushtonte diferencën në minutën e 90-të, me Bardakci që realizoi me kokë pas një harkimi të Guler.

Franca e përfundoi garën në krye të grupit me 13 pikë. Për Turqinë, gjashtë xhirot u mbyllën pa asnjë pikë të grumbulluar.