Jonathan David hyn në histori pas 96 vitesh, vetëm një futbollist e kishte arritur këtë para tij

Lajme

Kanadaja arriti më në fund fitoren e saj të parë në Kupën e Botës, duke e mposhtur thellë Katarin me rezultatin 6-0 në Vancouver.

Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Jonathan David. Sulmuesi 26-vjeçar i Juventusit u kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë pas paraqitjes së dobët që kishte sjellë shumë kritika, duke shënuar het-trik dhe duke hyrë në histori.


Davidi realizoi golin e tij të parë në Kupën e Botës me një volej spektakolar, ndërsa të dytin e shënoi pas një reagimi të shpejtë brenda zonës. Goli i tretë, që vulosi këtë natë historike, erdhi pas një lëvizjeje të shkëlqyer dhe një finalizimi të qetë.

Falë këtij tregolëshi, Jonathan David u bë vetëm lojtari i dytë nga zona CONCACAF që regjistron një het-trik në Kupën e Botës. I pari dhe i vetmi deri më tani kishte qenë amerikani Bert Patenaude në vitin 1930, plot 96 vite më herët.

Rekordet nuk përfunduan me kaq. Me gjashtë golat e shënuar ndaj Katarit, Kanadaja u bë përfaqësuesja e parë jashtë Evropës dhe Amerikës së Jugut që realizon pesë ose më shumë gola në një ndeshje të Kupës së Botës.

Pas një nisjeje me barazim në turne, kanadezët dhanë një reagim të fortë dhe treguan se mund të jenë një nga surprizat më të mëdha të këtij Botërori.

Promo