Kombëtaret

Izraeli udhëton drejt Kosovës pa dy lojtarë, mungon edhe talenti i Barcelonës

Izraeli do të luajë dy takimet e fundit të Grupit B3 në Ligën e Kombeve pa dy futbollistë. Fillimisht, përfaqësuesja izraelite do të përballet me Kosovën dhe më pas me Austrinë. Mes lojtarëve që nuk do të jenë në dispozicion të përzgjedhësit Ben Shimon është edhe Orian Goren, talenti 17-vjeçar i…

Izraeli udhëton drejt Kosovës pa dy lojtarë, mungon edhe talenti i Barcelonës

Izraeli do të luajë dy takimet e fundit të Grupit B3 në Ligën e Kombeve pa dy futbollistë. Fillimisht, përfaqësuesja izraelite do të përballet me Kosovën dhe më pas me Austrinë.

Mes lojtarëve që nuk do të jenë në dispozicion të përzgjedhësit Ben Shimon është edhe Orian Goren, talenti 17-vjeçar i Barcelonës. Mediat izraelite raportuan të hënën se ai është larguar nga grumbullimi për shkak të shqetësimeve në muskujt e barkut.

Goren ishte përfshirë në listën e publikuar nga Ben Shimon për dy ndeshjet dhe së fundmi ishte në stolin e Barcelonës në “El Clasico” kundër Real Madridit.

Izraeli do të jetë gjithashtu pa Anan Khalailin, 22-vjeçarin që luan për Crystal Palace.

Takimi Kosovë-Izrael do të luhet të shtunën në Prishtinë dhe mund të ndikojë ndjeshëm në renditjen e Grupit B3. Ndeshja e parë mes dy skuadrave, e zhvilluar në Hungari, përfundoi 0-0.

Pas katër ndeshjeve, Kosova mban vendin e dytë me pesë pikë, ndërsa Izraeli është i fundit me dy. Dardanët synojnë të konsolidojnë pozitën e tyre, kurse izraelitët kërkojnë të rikthehen në garë në dy takimet e mbetura.

Tri ditë pas ndeshjes me Kosovën, Izraeli do të luajë kundër Austrisë në sfidën e fundit të grupit. Kosova, ndërkohë, do ta përmbyllë fushatën ndaj Irlandës.