Kombëtaret

Yamal nuk udhëton me Spanjën në Pragë, mungesa e tij nuk lidhet me lëndim

Lamine Yamal nuk do të udhëtojë drejt Pragës për ndeshjen e ardhshme të Spanjës kundër Republikës Çeke. Sipas gazetares së COPE, Helena Condis, vendimi është marrë me marrëveshje mes Barcelonës dhe vetë futbollistit. Sulmuesi anësor 19-vjeçar ndjeu lodhje fizike në përballjen e së dielës, të cilën…

Yamal nuk udhëton me Spanjën në Pragë, mungesa e tij nuk lidhet me lëndim

Lamine Yamal nuk do të udhëtojë drejt Pragës për ndeshjen e ardhshme të Spanjës kundër Republikës Çeke. Sipas gazetares së COPE, Helena Condis, vendimi është marrë me marrëveshje mes Barcelonës dhe vetë futbollistit.

Sulmuesi anësor 19-vjeçar ndjeu lodhje fizike në përballjen e së dielës, të cilën Barcelona e fitoi 2-1 ndaj Atletico Madridit. Megjithatë, klubi katalunas nuk është i shqetësuar për gjendjen e tij dhe nuk ka raportime për lëndim serioz.

Moslëvizja e Yamalit me përfaqësuesen është një masë parandaluese, që synon t’i japë kohë të rikuperohet plotësisht pa rrezikuar gjendjen fizike.