Kombëtaret

Lëndimi e lë Besfort Zenelin jashtë dy ndeshjeve të nëntorit

Besfort Zeneli nuk do t’i bashkohet Kombëtares së Suedisë në grumbullimin e ardhshëm për shkak të një lëndimi. Federata Suedeze e Futbollit ka konfirmuar se problemet fizike e pengojnë mesfushorin të jetë në dispozicion. 23-vjeçari, që luan për klubin belg Royale Union Saint-Gilloise, ishte…

Lëndimi e lë Besfort Zenelin jashtë dy ndeshjeve të nëntorit

Besfort Zeneli nuk do t’i bashkohet Kombëtares së Suedisë në grumbullimin e ardhshëm për shkak të një lëndimi. Federata Suedeze e Futbollit ka konfirmuar se problemet fizike e pengojnë mesfushorin të jetë në dispozicion.

23-vjeçari, që luan për klubin belg Royale Union Saint-Gilloise, ishte përzgjedhur nga Graham Potter për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Zeneli ka fituar gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit anglez dhe numëron deri tani 13 paraqitje me fanellën e Suedisë.

Sipas federatës, Potter nuk planifikon të thërrasë një zëvendësues për Zenelin. Ai do të vazhdojë me grupin prej 24 lojtarësh.

Suedia kryeson grupin pas katër xhirove, duke e nisur në mënyrë të shkëlqyer këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Suedezët do të presin Bosnjën në ndeshjen e radhës, përpara se ta mbyllin fazën e grupeve me udhëtimin ndaj Polonisë.