“I kërkova gruas të bëjë gati një kornizë speciale”, gazetari i Botërorit që përjetësoi një moment të paharrueshëm me Messin

“I kërkova gruas të bëjë gati një kornizë speciale”, gazetari i Botërorit që përjetësoi një moment të paharrueshëm me Messin

Lajme

Joaquin Bruno, gazetari argjentinas, u bë pjesë e një fotografie tashmë ikonike me Lionel Messin, pas festimit të yllit argjentinas në një nga golat e realizuar ndaj Austrisë të hënën në mbrëmje.

Në suksesin dramatik të Argjentinës në Kupën e Botës përballë Austrisë, fitore që zyrtarisht i siguroi ekipit kalimin në raundin e 1/16-ave, Lionel Messi ndezi entuziazmin e tifozëve me një gol të shënuar në minutën e 95-të, në kohën shtesë.

Menjëherë pasi topi përfundoi në rrjetë, erdhi edhe çasti më emocionues: Messi u drejtua me vrap nga porta dhe përshëndeti Joaquin Brunon, gazetarin e TyC Sports që ndodhej pikërisht pas saj.

Imazhi i krijuar nga ai moment mori menjëherë dhenë, ndërsa Bruno vazhdon ende të përjetojë atë që për të ishte një skenar i denjë për ëndrrat më të mëdha.

Gazetari nuk e fshehu entuziazmin për atë fotografi të rrallë, teksa u shpreh: “I kam thënë tashmë gruas sime të përgatisë një kornizë të veçantë për të, sepse kjo foto duhet të na mbetet në sy çdo ditë”.

Duke kujtuar atë përjetim, ai shtoi: “Ajo që ndiej tani është diçka e vështirë për t’u shpjeguar për një tifoz argjentinas të futbollit, për një fanatik të Messit. Do ta mbaj këtë moment dhe këtë imazh me vete për gjithë jetën”.

Promo