Formacionet zyrtare të Zvicër – Bosnje, të dyja ekipet synojnë triumfin e parë në Botëror

Lajme

Përfaqësuesja e Zvicrës do të përballet me Bosnje dhe Hercegovinën në takimin që nis nga ora 21:00.

Ky duel, që do të luhet në ‘SoFi Stadium’, pritet të sjellë një përballje të fortë mes dy kombëtareve, të cilat janë në kërkim të fitores së parë në këtë Botëror, për të hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën tjetër.


Zvicra e mbylli ndeshjen e parë me barazim 1-1 kundër Katarit, ndërsa edhe Bosnja mori të njëjtin rezultat në përballjen ndaj Kanadasë.

https://www.instagram.com/p/DZt8tCZFjPB

Nga minuta e parë për Zvicrën në këtë ndeshje aktivizohet mesfushori shqiptar Granit Xhaka, ndërsa edhe kësaj radhe, ashtu si në sfidën e kaluar, Ardon Jashari mbetet një alternativë nga stoli.

Në anën tjetër, te Bosnja, përzgjedhësi Sergej Barbarez ka zgjedhur t’u besojë sërish futbollistëve si Kerim Alajbegovic, Edin Dzeko dhe Ermedin Demirovic.

Formacionet zyrtare:

Zvicra: Kobel, Elvedi, Akanji, Rodriguez; Widmer, Aebischer, Rieder, Ndoye; Xhaka, Freuler; Embolo.

Bosnja: Vasilj; Kolasinac, Muharemovic, Katic, Dedic; Alajbegovic, Tahirovic, Sunjic, Memic; Dzeko, Demirovic.

Promo