Te Trabzonspor po ndjekin me shqetësim gjendjen e Ernest Muçit, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Finlandës. Në Turqi ka dyshime nëse mesfushori nga Pogradeci do të mund të luajë të dielën ndaj Eyupsporit.
Sipas mediave turke, trajneri gjerman Thomas Reis nuk do të rrezikojë në rast se Muçi nuk ndihet plotësisht i gatshëm. Në atë situatë, Ozan Tufan pritet ta zëvendësojë shqiptarin në formacionin titullar.
Koha që do t’i duhet Muçit për t’u rikthyer në fushë do të përcaktohet nga rezultatet e testeve të hollësishme. Ish-lojtari i Tiranës ka pasur një rol qendror në formacionin e Reis këtë edicion, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 6 asistime për shokët e skuadrës.
