Eliminohet Egnatia dhe nga Liga e Konferencës, teksa në “Loro Boriçi” të Shkodrës, në ndeshjen që erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, është mundur 2-0 nga Vikingur Rejkjavik. Edhe pse një javë më parë rrogozhinasit e kishin fituar sfidën 1-0, kjo nuk duket se e motivoi shumë skuadrën e Edlir Tetovës. Në një stadium thuajse të boshatisur islandezët e kanë gjetur golin e parë në të 28’.
Madje ka qenë një autogol i rrogozhinasve në përpjekjet e Malotës dhe Dulis për të larguar rrezikun, ndërsa sfera ka përfunduar në rrjetë. Islandezët mund të kishin gjetur golin e dytë edhe në të 35’ me Anderson, apo në të 44’ me Djuriç, por shënjestra ka qenë e gabuar. I vetmi moment i rrezikshëm i vendësve ishte në të 40’ me Fangajn, por topi ka shkuar në duart e portierit.
E sapo ka nisur pjesa e dytë Vikingur Rejkjavik ka gjetur golin e dytë, që mban firmën e Trandarson në të 48’. Pas këtij goli Egnatia me të gjitha forcat është në zonën e rreptësisë islandeze për të gjetur ngushtimin e rezultatit, që do ta dërgonte sfidën në kohën shtesë.
Por shpërndorimet janë të mëdha si me Zejnullain në të 52’ dhe Xhoel në të 63’. E në përfundim 2-0 për Vikingur Rejkjavik.
sport,egnatia , egnatia