Superiore

Egnatia me më shumë lojtarë në formacionin e javës së 11-të, pas saj skuadrat e kryeqytetit

Java e 11-të e “Abissnet Superiore” u mbyll me fitoret Skënderbeu 2-0 Dinamo dhe Egnatia 5-1 Vora. “Newsport” përzgjodhi lojtarët që spikatën me paraqitjet dhe ndikimin e tyre në fushë, si edhe trajnerin që u vlerësua si takticieni më i mirë. Visar BEKAJ (Tirana) – Portieri i Kosovës u dha siguri…

Egnatia me më shumë lojtarë në formacionin e javës së 11-të, pas saj skuadrat e kryeqytetit

Java e 11-të e “Abissnet Superiore” u mbyll me fitoret Skënderbeu 2-0 Dinamo dhe Egnatia 5-1 Vora. “Newsport” përzgjodhi lojtarët që spikatën me paraqitjet dhe ndikimin e tyre në fushë, si edhe trajnerin që u vlerësua si takticieni më i mirë.

Egnatia “pushton” formacionin më të mirë të

Visar BEKAJ (Tirana) – Portieri i Kosovës u dha siguri bardhebluve, duke ndalur përpjekjet e Teutës dhe duke e mbajtur portën të paprekur. Në minutat e fundit, goli i Erdon Dacit ia shpërbleu paraqitjen me tri pikë.

Andrey YAGO (Egnatia) – Në fitoren me pesë gola ndaj Vorës, ai ishte një pikë e fortë e prapavijës rrogozhinase. Kontributi i tij nuk u kufizua në mbrojtje, pasi u përfshi shpesh edhe në avancimin e skuadrës.

Georgios LAGONIDIS (Skënderbeu) – Paraqitja ndaj Dinamos i siguroi sërish një vend në formacionin më të mirë. Korçarët i mbyllën me zgjuarsi hapësirat për kundërsulmet dinamovite, ndërsa Lagonidis ishte ndër lojtarët që spikatën në mbrojtje.

Aleksandar JOVICIC (Partizani) – Ndonëse iu bashkua të kuqve vetëm pak javë më parë, është përshtatur shpejt te “Demat”. Krahas pozicionimit të mirë në mbrojtje, krijon shpesh rrezik edhe pranë portës kundërshtare.

Rowan HUMAN (Partizani) – Edhe nën drejtimin e trajnerit të ri Mislav Karoglan, mbetet një lojtar i pazëvendësueshëm për Partizanin. Prania e tij i jep më shumë forcë sulmit dhe besim skuadrës për të kërkuar fitoren. Golin vendimtar e shënoi Sebastjan Spahiu, por kontributi i Human meriton vlerësim të lartë.

Altin KRYEZIU (Egnatia) – Në një ndeshje me shumë gola, la gjurmën e tij me një tjetër paraqitje për t’u admiruar. Edhe ndaj Vorës tregoi cilësitë që e bëjnë të spikasë në fushë.

Emmanuel Obinna NWOKPORO (Vllaznia) – U shpall Lojtari i Ndeshjes në fitoren ndaj Elbasanit. Pavarësisht moshës së re, i sjell një tjetër frymë mesfushës shkodrane, u krijon probleme kundërshtarëve dhe lidh repartet e ekipit.

Sokol ULDEDAJ (Vllaznia) – Talenti 17-vjeçar vendosi takimin me Elbasanin, duke realizuar golin e fitores minimale 1-0. Edhe në rastet e tjera u përpoq të gjendej në vendin dhe çastin e duhur për t’i shfrytëzuar.

Fernando (Egnatia) – Realizoi golin e tretë të Egnatias në fitoren e thellë kundër Vorës. Me lëvizjet e tij vuri në vështirësi mbrojtjen vorake dhe i krijoi skuadrës hapësira për aksione premtuese. Pas rikthimit, është shfaqur edhe më i fortë në fushë.

Charles BISMARK (Skënderbeu) – Lojtari më në formë i korçarëve shënoi golin e dytë ndaj Dinamos, duke vulosur tri pikët në Korçë. Falë kësaj fitoreje, Skënderbeu u ngjit në vendin e 5-të.

Freddy ALVAREZ (Tirana) – Është një pikë mbështetëse për sulmin bardheblu. Edhe pse golin e realizoi Daci, kontributi i Alvarez mbetet po aq i çmuar për repartin ofensiv të Tiranës.

Trajneri fitues – Dean Klafuriç. Pavarësisht luhatjeve të shpeshta të Tiranës, zgjedhjet e tij taktike sollën fitoren ndaj Teutës dhe i shkaktuan kësaj të fundit humbjen e tretë radhazi. Pikët e marra në kryeqytet i japin trajnerit kroat më shumë besim për të synuar më lart me bardheblutë.