Edison Ndreca rikthehet te Egnatia pas aventurës 6-mujore në Kazakistan

Edison Ndreca rikthehet te Egnatia pas aventurës 6-mujore në Kazakistan

Lajme

Egnatia ka zyrtarizuar afrimin e Edison Ndrecës, i cili bëhet lojtari më i ri i skuadrës nga Rrogozhina. Mbrojtësi i majtë lë pas eksperiencën në Kazakistan me Yelimay, ku u aktivizua për vetëm 6 muaj, për t’u kthyer sërish te kampionët e Superiores.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, klubi kampion i Superiores e prezantoi rikthimin e tij me fjalët: “Welcome back Rrushi! Në shtëpi, aty ku gjithçka vazhdon. Mirë se erdhe përsëri te Egnatia, Edison Ndreca”.

Ndreca ishte pjesë e Egnatias edhe në sezonin e fundit, ku fitoi titujt kampion me këtë skuadër. Me kthimin e 31-vjeçarit, ekipi forcon edhe më tej krahun e majtë, ndërsa lojtari tashmë do të jetë nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede.





https://www.facebook.com/reel/1432765278673923/
https://www.facebook.com/reel/1432765278673923/

Promo