Driblim ‘alla’ Ronaldinho dhe goditje vrastare – Florian Loshaj shënon supergol ndaj Ankaragucu

Lajme

Mesfushori i Kosovës, Florian Loshaj ka shënuar një supergol në ndeshjen e sotme (e shtunë) që ekipi i tij Istanbulspor po e zhvillon në udhëtim te Ankaragucu.

Istanbulspor ka udhëtuar drejt Ankaragucu për ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të në Superligën e Turqisë.

Ekipi mysafir e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 0-1 kjo edhe falë asaj që vendasit janë me një futbollistë më pak nga minuta e 38-të.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi nga mesfushori i Kosovs, Florian Loshaj, i cili ka shënuar një gol fantastik.

Loshaj fillimisht dribloi një kundërshtar me stilin ‘alla’ Ronaldinho, për të goditur fortë dhe saktë nga më shumë se 20 metra.

Me këtë gol, Loshaj padyshim se do të jetë kandidat serioz për ‘golin e javës’ në futbollin botëror.



sport,florian loshaj,superliga turke , florian loshaj,superliga turke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *