Botërori 2026 do të transmetohet në TV Vala dhe GjirafaVideo

Botërori 2026 do të transmetohet në TV Vala dhe GjirafaVideo

Lajme

Publiku në Kosovë do ta ketë edhe më pranë turneun më të madh të futbollit në botë.

Teksa ndeshjet bëhen gjithnjë e më përcaktuese dhe emocionet shtohen nga dita në ditë, të gjitha përballjet e Kampionatit Botëror 2026 do të mund të ndiqen vetëm nëpërmjet TV Vala dhe GjirafaVideo.

Telekomi i Kosovës / VALA dhe Gjirafa kanë nënshkruar sot një marrëveshje, e cila ua mundëson të gjithëve në Kosovë që Kampionatin Botëror 2026 ta ndjekin edhe përmes GjirafaVideo.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, TV Vala po i zgjeron mundësitë për shpërndarjen e përmbajtjes sportive ValaSport1 dhe ValaSport2, ndërsa GjirafaVideo po e vazhdon forcimin e rolit të saj si platformë digjitale për transmetime, argëtim dhe përmbajtje live në Kosovë.

Bleni qasjen për Kampionatin Botëror 2026 përmes TV Vala ose GjirafaVideo dhe bëhuni pjesë e emocioneve të futbollit botëror.

Promo