Dinamo ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me Tomas Kirin, i cili do të mbetet pjesë e skuadrës për edhe dy sezonet e ardhshme. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetet sociale.
Te kryeqytetasit, Kiri konsiderohet një lojtar me perspektivë të madhe dhe një garanci për të ardhmen, veçanërisht edhe për trajnerin Ilir Daja.
“Urojmë që së bashku të arrijmë objektivat për të fituar të tjerë trofe”, shkruan Dinamo në komunikatën e saj.
Më parë, portieri 21-vjeçar ka qenë pjesë e skuadrës italiane Unoted Riccione. Ai ka luajtur gjithashtu në kampionatin shqiptar me ekipet Tirana, Kastrioti dhe Shkëndija U-19, ndërsa hapat e parë të karrierës i ka hedhur te Vllaznia U-15.


