Video emocionuese që ka prekur të gjithë: Djali e merr vesh në aeroport se do të udhëtojë drejt Kupës së Botës

Lajme

Futbolli, e sidomos Kupa e Botës, di të sjellë rrëfime të jashtëzakonshme dhe plot emocion. Për shumë njerëz ai është shumë më tepër se një sport i zakonshëm, ndërsa videoja e ditës vjen nga Kolumbia.

Kolumbia është duke u bërë gati për ndeshjen e saj të parë në Kupën e Botës, të cilën e luan sonte ndaj Uzbekistanit, dhe tifozët e zjarrtë të këtij vendi, si gjithmonë, do të udhëtojnë në numër të madh nga Amerika e Jugut drejt Amerikës së Veriut për të qenë lojtari i 12-të i kombëtares së tyre.


Videoja e ditës është regjistruar në një aeroport në Kolumbi. Një djalë kishte ardhur aty për të përcjellë babanë e tij, i cili po nisej për në Kupën e Botës.

Për muaj me radhë, ai kishte besuar se i ati do të shkonte i vetëm në Kupën e Botës. Megjithatë, nuk e dinte fare se do t’i realizohej ajo që ndoshta ishte dëshira e tij më e madhe, që edhe ai vetë të udhëtonte drejt Kupës së Botës.

https://www.instagram.com/reel/DZpzZKhgZlD

Teksa po përcillte të atin, atij iu bë e ditur se edhe ai do të shkonte në Kupën e Botës, dhe ajo që pasoi ishte një reagim krejtësisht i sinqertë dhe emocional nga djali, diçka që vështirë se mund të gjendet diku tjetër përveçse në futboll. Natyrisht, nuk munguan as lotët.

Videoja u përhap shumë shpejt në rrjet, ndërsa djali krijoi një kujtim që do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës.//

Promo