Përballja mes Partizanit B dhe Erzenit, e luajtur në kompleksin sportiv “FC Dinamo” në Arbanë të Tiranës, përfundoi 2 – 2. Skuadra që drejtohet nga Alfred Deliallisi nuk arriti të siguronte fitoren në javën e 7-të të Kategorisë së Dytë.

Pas këtij barazimi, Partizani B renditet i 4-ti me 11 pikë të grumbulluara në 7 javë, duke humbur terren kundrejt rivalëve.
Në Grupin A të Kategorisë së Dytë, Vllaznia B vijon serinë e shkëlqyer dhe mban vendin e parë me 18 pikë. Pas saj pozicionohen Gramshi me 16 pikë dhe Lushnja me 13 pikë.
