Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova ka siguruar medaljen e bronztë në Grand Prix të xhudos, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Në kategorinë deri në 73 kilogramë, xhudisti kosovar fitoi përballjen për vendin e tretë ndaj Anton Shualieiev, i cili përfaqëson Spanjën. Një hedhje e shkëlqyeshme i solli Gjakovës fitoren…

Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova ka siguruar medaljen e bronztë në Grand Prix të xhudos, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, xhudisti kosovar fitoi përballjen për vendin e tretë ndaj Anton Shualieiev, i cili përfaqëson Spanjën.

Një hedhje e shkëlqyeshme i solli Gjakovës fitoren me Ippon dhe vendin në podium.

Krahas medaljes së bronztë, ai mori edhe 350 pikë në ranglistën botërore.