Milani kërkon që të përforcojë repartin e sulmit në prag të sezonit të ri dhe profili që drejtuesit e klubit italian ndjek prej disa kohësh është ai i Armando Brojës.
Qendërsulmuesi shqiptar i lindur në vitin 2001 është ndjekur vazhdimisht prej disa javësh dhe me rastin e debutimit të tij në Kampionatin Evropian ndaj kombëtares italiane do të shihet nga afër nga “zbuluesit” e Milanit.
Broja pritet që të luajë si titullar në sfidën e sotme që Shqipëria do të luajë kundër Italisë në Dortmund në orën 21:00.
sport,Armando Broja,Euro 2024,kombetarja , Armando Broja,Euro 2024,kombetarja