Kombëtarja e Kosovës në futboll e mbylli edicionin e pestë të Ligës së Kombeve në vendin e tretë të Grupit B3, me një bilanc prej gjashtë pikësh nga gjashtë ndeshje — një fitore, tri barazime dhe dy humbje.
Megjithatë, te “Dardanët” spikati mbrojtësi Ilir Krasniqi, i cili u aktivizua në të gjitha ndeshjet e grupit dhe u shndërrua në pikën më të ndritur të ekipit.
Bazuar në statistikat e publikuara në faqen zyrtare të UEFA-s, ai renditet ndër mbrojtësit më efektivë të Ligës së Kombeve.
Krasniqi kryeson listën e ndërhyrjeve, me 20 ndërhyrje të sakta, ndërsa në renditjen e topave të rikuperuar zë pozitën e dytë, me 19 topa të rikuperuar.
Që nga fillimi i këtij viti, mbrojtësi 26-vjeçar e vijon karrierën në Ukrainë, te skuadra Polissya Zhytomyr.
