Sulmuesi kosovar, Astrit Selmani e ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë që prej se u bë pjesë e ekipit rumun Dinamo Bukuresht.
Dinamo Bukureshti u përball sot (e martë) me Botosanin, në kuadër të raundit të gjashtë, i vlefshëm për betejën për mbijetesë.
Ekipi i Selmanit pësoi humbje me rezultat të ngushtë 2-1 me Selmanin që shënoi golin e vetëm në këtë takim për Dinamo Bukureshtin.
Për Selmanin ky ishte goli i parë me fanellën e ekipit rumun, që prej se u bë pjesë e tyre në shkurt të këtij viti nga ekipi izraelit Hapoel Beer Sheva.
Kujtojmë se sulmuesi shtatlartë ka debutuar me Kosovën në tetor të vitit 2021, ku deri më tani numëron pesë paraqitje dhe ka një gol të shënuar. /Telegrafi/
sport,Astrit Selmani,dinamo bukuresht , Astrit Selmani,dinamo bukuresht