Iliria po vijon punën për ta ngritur edhe më shumë nivelin konkurrues për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
Klubi nga Fushë-Kruja ka bërë të ditur dy rinovime me peshë, duke zgjatur bashkëpunimin me portierin Dashamir Xhika dhe mbrojtësin e djathtë Amri Kallaku. Të dy futbollistët do të jenë pjesë e ekipit deri në vitin 2027, një sinjal i qartë për objektivat e skuadrës për të realizuar një tjetër kampionat pozitiv.
Në edicionin e fundit, Iliria e mbylli kampionatin në vendin e 4-t me 45 pikë. Më parë, drejtuesit kishin bërë publik edhe rikthimin e Dritan Smajlit në stol, pas largimit të Matias Tatangelos.
Sa i përket së kaluarës së tyre, Xhika ka qenë pjesë e Partizanit në sezonet 2010/2011 dhe 2019/202, ndërsa Kallaku ka luajtur me Vorën gjatë sezonit 2022/23.
POSTIMI:
“KF Iliria ka kënaqësinë të njoftojë se Dashamir Xhika dhe Amri Kallaku kanë rinovuar kontratat e tyre edhe për një sezon tjetër. Klubi u uron shumë suksese dhe një sezon të mbarë me fanellën e KF Ilirisë!”








