Transfermarkt ka treguar lojtarët më të vlefshëm që luajnë aktualisht në secilën nga 16 skuadrat që janë pjesë e fazës së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve për vitin 2024.
Tri klube kanë lojtarët kryesor që vlerësohen nga 180 milionë euro dhe po ashtu llogariten si ekipet favorite për të triumfuar në fund.
Lista kryesohet Jude Bellingham (Real Madridi), Erling Haaland (Man City) dhe Kylian Mbappe (PSG).
Pastaj vijnë Bukayo Saka i Arsenalit (120 milionë euro), Jamal Musiala i Bayern Munich (110 milionë euro), Victor Osimhen i Napolit (110 milionë euro) dhe Lautaro Marinez i Interit (110 milionë euro) plotësojnë emrat që kanë çmim mbi 100 milionë euro.
Gavi është ylli më i vlefshmë i Barcelonës dhe aktualisht vlen 90 milionë euro dhe është i teti në listë.
Xavi Simons i RB Leipizg zë vendin e nëntë me vlerë prej 70 milionë euro, ndërsa top 10 e mbyll Kubo me vlerë 60 milionë euro, si më i shtrenjti nga Real Sociedad.
Gjashtë ekipet e mbetura kanë lojtarë që vlejnë më pak në treg. /Telegrafi/
sport,champions league , champions league