La Liga

Barcelona vendos rekord për udhëtimin më të gjatë evropian, 3.970 kilometra deri në Baku

Barcelona do të udhëtojë 3.970 kilometra nga qyteti i saj deri në Baku të Azerbajxhanit për t’u përballur me Sabahun. Kjo do të jetë distanca më e madhe që skuadra katalunase ka përshkuar ndonjëherë për një ndeshje në garat evropiane. Rekordi i mëparshëm ishte 3.725 kilometra dhe i përkiste…

Barcelona vendos rekord për udhëtimin më të gjatë evropian, 3.970 kilometra deri në Baku

Barcelona do të udhëtojë 3.970 kilometra nga qyteti i saj deri në Baku të Azerbajxhanit për t’u përballur me Sabahun. Kjo do të jetë distanca më e madhe që skuadra katalunase ka përshkuar ndonjëherë për një ndeshje në garat evropiane.

Rekordi i mëparshëm ishte 3.725 kilometra dhe i përkiste udhëtimeve në Rusi për ndeshjet kundër Rubin Kazanit. Rruga drejt Bakusë është 245 kilometra më e gjatë.

Mes udhëtimeve të tjera më të gjata të Barcelonës janë ato drejt Be’er Shevas, me 3.114 kilometra, dhe Moskës, me 3.016 kilometra.

Përballja me Sabahun luhet të mërkurën, më 25 nëntor, në xhiron e pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Ndeshja në stadiumin Olimpik të Bakusë fillon në orën 18:45.

Sabahu është kampioni aktual i Azerbajxhanit dhe merr pjesë për herë të parë në fazën kryesore të garës më prestigjioze evropiane për klube.