La Liga

Pezullimi katërndeshjesh i ndërpreu hovin, Mourinho pret rikthimin e Viniciusit në formën më të mirë

Jose Mourinho pret që Vinicius Junior të shfaqë nivelin e tij më të lartë në sfidën e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër PSV Eindhovenit. Trajneri kërkon që braziliani të vijojë me paraqitjet pozitive, pas fitores 2-1 ndaj Celta Vigos. Vinicius hyri në lojë pas pushimit dhe pati ndikim të…

Pezullimi katërndeshjesh i ndërpreu hovin, Mourinho pret rikthimin e Viniciusit në formën më të mirë

Jose Mourinho pret që Vinicius Junior të shfaqë nivelin e tij më të lartë në sfidën e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër PSV Eindhovenit. Trajneri kërkon që braziliani të vijojë me paraqitjet pozitive, pas fitores 2-1 ndaj Celta Vigos.

Vinicius hyri në lojë pas pushimit dhe pati ndikim të dukshëm në paraqitjen e Real Madridit. Mourinho beson se sulmuesi mund të rikthehet në formën e tij më të mirë.

“A do ta shohim Viniciusin në nivelin më të lartë? Besoj se po. Kjo është ajo që duam të shohim prej tij”.

Mourinho u ndal edhe te vështirësitë e kaluara nga braziliani, duke thënë se pezullimi për katër ndeshje ia prishi vazhdimësinë dhe i uli disi vetëbesimin.

“Vini është i ri dhe erdhi këtu kur ishte shumë i vogël. Është përballur me kritika, por unë kam thënë gjithmonë se është djalë i mirë. Ai shkon shumë mirë me shokët e skuadrës, gjë që për mua ka rëndësi të madhe.

Pas ndeshjeve të kombëtareve, ndikimi i tij ishte pozitiv. Në takimin me Villarrealin, për shembull, u aktivizua dhe shënoi, por goli nuk u pranua dhe më pas u pezullua për katër ndeshje.

“Besoj se kjo ia ndërpreu përparimin dhe ndikoi pak te besimi në vetvete. Në ndeshjen ndaj Celta Vigos pamë ndryshimin që solli në lojë pasi u fut në fushë”, tha Mourinho.

Real Madridi do të luajë të martën kundër skuadrës holandeze.