Bundesliga

Lille përmbys Bayernin dhe fiton 2:1

Bayern Muncheni pësoi një humbje befasuese ndaj Lille në Ligën e Kampionëve. Skuadra bavareze u mposht 2:1 në Francë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së ligës. Bayerni kaloi i pari në epërsi në minutën e 15-të, kur Dayot Upamecano shënoi golin e avantazhit. Pas pushimit, Lille…

Lille përmbys Bayernin dhe fiton 2:1

Bayern Muncheni pësoi një humbje befasuese ndaj Lille në Ligën e Kampionëve.

Skuadra bavareze u mposht 2:1 në Francë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së ligës.

Bayerni kaloi i pari në epërsi në minutën e 15-të, kur Dayot Upamecano shënoi golin e avantazhit.

Pas pushimit, Lille barazoi me Ayase Ueda dhe më pas siguroi përmbysjen, falë autogolit të Aleksandar Pavloviq.

Kjo ishte fitorja e parë e Lille, që tashmë ka 4 pikë, katër më pak se Bayerni.