Tre futbollistë të rinj nga Kosova kanë spikatur sërish me fanellat e Bayern Munichut dhe Stuttgartit.
Yll Gashi, sulmuesi që së shpejti mund të zgjedhë përfaqësuesen e Kosovës, shënoi në duelin e Ligës së Kampionëve për të rinj kundër Lille.
Bayern Munichu triumfoi 2-3, ndërsa Gashi realizoi golin e dytë të skuadrës pas asistimit të Assomos.
Kjo ndeshje shënoi edhe rikthimin e Erblin Osmanit, i cili kishte munguar në dy takimet e nëntorit me Kosovën. Ai u aktivizua në minutën e 73-të, duke zëvendësuar Gashin.
Osmani ishte pranë një tjetër goli spektakolar nga distanca, por goditja e tij përfundoi në shtyllë, me fatin që kësaj here favorizoi ekipin francez.
Ndërkohë, Enis Rexhepi vazhdon të konfirmohet si një nga golashënuesit kryesorë të ekipit të tij.
Futbollisti nga Presheva i dha vulën fitores 0-3 të Stuttgartit ndaj Interit, duke shënuar në minutën e 59-të.
Për Rexhepin ky ishte realizimi i shtatë në kompeticionin më të rëndësishëm për të rinjtë.
