Kombëtaret

Bjellorusi – Shqipëri, kroati Igor Pajac do të arbitrojë sfidën; Ernest Muçi e kujton nga humbja e Trabzonspor

UEFA ka caktuar kroatin Igor Pajac si arbitër kryesor të ndeshjes Bjellorusi – Shqipëri, që do të luhet më 15 nëntor. 41-vjeçari ka përvojën e nevojshme për të drejtuar takimin. Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi, është ndeshur me këtë arbitër edhe gjatë këtij sezoni, në humbjen e Trabzonspor ndaj…

Bjellorusi – Shqipëri, kroati Igor Pajac do të arbitrojë sfidën; Ernest Muçi e kujton nga humbja e Trabzonspor

UEFA ka caktuar kroatin Igor Pajac si arbitër kryesor të ndeshjes Bjellorusi – Shqipëri, që do të luhet më 15 nëntor. 41-vjeçari ka përvojën e nevojshme për të drejtuar takimin.

Ernest Muçi ka kujtime të “këqija” me arbitrin

Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi, është ndeshur me këtë arbitër edhe gjatë këtij sezoni, në humbjen e Trabzonspor ndaj Ferencvaros në fazat kualifikuese të Europa League.

Shqipërisë i mjaftojnë dy rezultate në këtë përballje, ndërsa synimi kryesor mbetet vendi i parë në Grupin 1 të Ligës C.