Nicolo Tresoldi është shndërruar në objektivin kryesor të Milanit për sulmin gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton La Gazzetta dello Sport. Sulmuesi është pjesë e kombëtares gjermane U21.
Klubi italian pritet të diskutojë me Club Brugge për transferimin e tij, ndërsa e di se skuadra belge kërkon 60 milionë euro.
La Gazzetta dello Sport kishte bërë të ditur javën e kaluar se kjo do të ishte shuma e kërkuar nga Brugge në janar. Sipas përditësimit të sotëm, Rossonerët janë të gatshëm të ulen në tryezën e negociatave me klubin belg.
Nuk dihet nëse Milani do të pranojë përfundimisht të paguajë këtë shumë, por Tresoldi është emri që gjigantët e Serie A kanë përzgjedhur për të përforcuar repartin ofensiv.
Tresoldi, i lindur në Itali, ka luajtur për Gjermaninë në nivelet e moshave. Këtë sezon ai ka realizuar 18 gola në ndeshje klubesh dhe përfaqësuese.
Sipas Gazzetta dello Sport, Tresoldi dhe familja e tij janë të etur për t’u zhvendosur në Milano. Kjo nuk përbën befasi, pasi dihet se sulmuesi parapëlqen Rossonerët.
Verën e kaluar, Milani afroi Gonçalo Ramosin nga PSG. Portugezi u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, me një vlerë prej rreth 75 milionë eurosh.
