Premier League

Pas 18 muajsh në Anfield, Jeremie Frimpong mund të vijojë karrierën në Arabinë Saudite

E ardhmja e Jeremie Frimpong mund të jetë larg Liverpoolit, vetëm 18 muaj nga mbërritja e tij në Anfield. Sipas raportimeve, klubi anglez ia ka propozuar mbrojtësin Al Hilalit, kryesuesit të Superligës së Arabisë. Gazetari Ismael Mahmoud raporton se futbollisti holandez është i gatshëm të…

Pas 18 muajsh në Anfield, Jeremie Frimpong mund të vijojë karrierën në Arabinë Saudite

E ardhmja e Jeremie Frimpong mund të jetë larg Liverpoolit, vetëm 18 muaj nga mbërritja e tij në Anfield. Sipas raportimeve, klubi anglez ia ka propozuar mbrojtësin Al Hilalit, kryesuesit të Superligës së Arabisë.

Gazetari Ismael Mahmoud raporton se futbollisti holandez është i gatshëm të shqyrtojë largimin nga Liverpooli, ndonëse ka vetëm 18 muaj në skuadër. Ai thuhet se e mirëpret mundësinë për të luajtur në Arabinë Saudite, ku do të merrte një pagë të lartë.

Frimpong mbërriti te “Të Kuqtë” nga Bayer Leverkuseni në vitin 2025, për 34 milionë euro. Në atë kohë, blerja e tij u vlerësua fillimisht si një lëvizje e suksesshme e Liverpoolit.

Detyra e reprezentuesit të Holandës ishte të mbulonte boshllëkun e lënë nga Trent Alexander-Arnold pas kalimit te Real Madridi, por përshtatja në Anfield rezultoi e vështirë.

Sezonin e parë e mbylli me 35 paraqitje, ndërsa paraqitjet e dobëta i kushtuan mungesën në listën e Ronald Koemanit për Kupën e Botës.

Këtë sezon, lojtari i dalë nga akademia e Manchester Cityt është aktivizuar në tetë ndeshje. Ndërkohë, Ronaldo Araujo, i afruar gjatë verës, duket se e ka fituar pozicionin e titullarit në të djathtë të mbrojtjes.

Al Hilali drejtohet nga Simone Inzaghi dhe gjatë verës afroi bashkëkombësin e Frimpongut, Crysencio Summerville, sulmuesin anglez Ollie Ëatkins dhe përfaqësuesin e Brazilit, Gabriel Martinelli.

Një kalim i mundshëm në Arabinë Saudite do ta vendoste Frimpongun në të njëjtin kampionat me bashkëkombësit Tijjani Reijnders dhe Steven Bergëijn, të cilët tashmë luajnë në futbollin saudit.