Serie A

Juventusi synon tre përforcime në janar, zbulohen objektivat dhe alternativat

Juventusi ka nisur përgatitjet për merkaton e dimrit, me drejtuesit e klubit që po përcaktojnë lëvizjet e nevojshme për ta forcuar skuadrën në vazhdim të kampionatit. Sipas La Gazzetta dello Sport, ekipi i Luciano Spallettit pritet të kërkojë një mbrojtës të majtë, një mesfushor dhe një sulmues…

Juventusi synon tre përforcime në janar, zbulohen objektivat dhe alternativat

Juventusi ka nisur përgatitjet për merkaton e dimrit, me drejtuesit e klubit që po përcaktojnë lëvizjet e nevojshme për ta forcuar skuadrën në vazhdim të kampionatit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ekipi i Luciano Spallettit pritet të kërkojë një mbrojtës të majtë, një mesfushor dhe një sulmues qendre.

Lista e objektivave kryesohet nga Rayan Ait-Nouri, algjeriani që aktivizohet te Manchester City, Pierre-Emile Hojbjerg, mesfushori danez i Marseille, si dhe Alexander Sorloth, sulmuesi norvegjez i Atletico Madridit.

Për krahun e majtë, alternativa të tjera janë spanjolli Alejandro Balde i Barcelonës dhe italiani Destiny Udogie i Tottenhamit.

Sa i përket mesfushës, Juventusi po vlerëson edhe Darryl Bakolën e Sassuolos, i cili do të shihej më tepër si një investim me perspektivë për të ardhmen.

Në repartin ofensiv, opsionet e klubit italian përfshijnë amerikanin Folarin Balogun të Monacos, italianin Gianluca Scamacca të Atalantas dhe Mateo Reteguin e Al-Qadsiah.

La Gazzetta dello Sport thekson se realizimi i të treja transferimeve do të ishte i vështirë, pasi pengesa nuk lidhet vetëm me aspektin financiar. Megjithatë, rritja e kapitalit e njoftuar së fundmi mund ta zbusë këtë problem.

Skuadra e Juventusit është aktualisht e mbingarkuar dhe klubi synon të largojë disa lojtarë në të ardhmen e afërt. Në mesin e emrave që mund të largohen janë Edon Zhegrova, Arkadiusz Milik, Kamil Grabara dhe Daniele Rugani.