Kombëtaret

Edon Zhegrova kryeson Ligën e Kombeve për driblime të përfunduara

Edon Zhegrova, futbollist i Kombëtares së Kosovës, renditet i pari për driblime të përfunduara deri në këtë fazë të sezonit të Ligës së Kombeve. Sipas statistikave të publikuara deri tani, ai kryeson me një epërsi të dukshme ndaj lojtarëve të tjerë në këtë tregues. Në pesë ndeshjet që ka luajtur…

Edon Zhegrova kryeson Ligën e Kombeve për driblime të përfunduara

Edon Zhegrova, futbollist i Kombëtares së Kosovës, renditet i pari për driblime të përfunduara deri në këtë fazë të sezonit të Ligës së Kombeve.

Sipas statistikave të publikuara deri tani, ai kryeson me një epërsi të dukshme ndaj lojtarëve të tjerë në këtë tregues.

Në pesë ndeshjet që ka luajtur për Kosovën në Grupin B3, Zhegrova ka përfunduar me sukses 20 driblime.

Pas sulmuesit të krahut renditet përfaqësuesi i Norvegjisë, Antonio Nusa, me 15 driblime të përfunduara. Futbollisti i Turqisë dhe Real Madridit, Arda Guler, mban vendin e katërt me 12.

Për shkak të një lëndimi, Zhegrova nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, kundër Irlandës, që luhet të martën mbrëma në Dublin.

Ai u lirua nga grumbullimi i Kosovës një ditë pas takimit me Izraelin. Në pesë paraqitjet e këtij sezoni në Ligën e Kombeve, Zhegrova ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asistim.