La Liga

PSG synon Gulerin, raportohet ofertë prej 200 milionë eurosh për Realin dhe pagë 22 milionë në vit

Paris Saint-Germaini po ndjek nga afër situatën e Arda Gulerit te Real Madridi dhe, sipas raportimeve, është i gatshëm të investojë shuma të mëdha për ta transferuar mesfushorin turk në Francë. Kampionët francezë mund të ofrojnë deri në 200 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Transfermarkt e…

PSG synon Gulerin, raportohet ofertë prej 200 milionë eurosh për Realin dhe pagë 22 milionë në vit

Paris Saint-Germaini po ndjek nga afër situatën e Arda Gulerit te Real Madridi dhe, sipas raportimeve, është i gatshëm të investojë shuma të mëdha për ta transferuar mesfushorin turk në Francë.

Kampionët francezë mund të ofrojnë deri në 200 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Transfermarkt e vlerëson lojtarin me 100 milionë euro. PSG-ja thuhet gjithashtu se mund t’i propozojë një pagë vjetore rreth 22 milionë euro, pothuajse trefishin e shumës që raportohet t’i ketë ofruar Reali.

Pasiguria për të ardhmen e Gulerit në “Santiago Bernabeu” lidhet me raportimet se ai ka refuzuar kushtet e rinovimit. Sipas mediumit turk Ajansspor, Real Madridi i ka propozuar 21-vjeçarit tetë milionë euro në vit për të vazhduar bashkëpunimin, por oferta nuk e ka kënaqur futbollistin.

Edhe mediumi spanjoll El Gol Digital ka shkruar për interesimin e klubit parisien, duke raportuar se ai po vëzhgon me kujdes zhvillimet rreth kontratës së Gulerit. Megjithatë, deri tani nuk është konfirmuar asnjë ofertë zyrtare e PSG-së për Real Madridin dhe as nisja e bisedimeve mes klubeve.

Raportimet e mëparshme për rinovimin kanë përmendur afate të ndryshme. Në fillim të tetorit, gazeta AS shkruante se Real Madridi dhe përfaqësuesi turk kishin arritur marrëveshje për ta zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2031, me një rritje page. Kontrata aktuale e Gulerit me madrilenët është e vlefshme deri në vitin 2029.

Mundo Deportivo, duke iu referuar gazetarit Fabrizio Romano, kishte raportuar gjithashtu për një marrëveshje rinovimi mes palëve, por si afat të ri të kontratës kishte përmendur vitin 2032.