Serie A

Berisha rikthehet në stërvitje me Leccen, në dispozicion për ndeshjen ndaj Lazios

Pushimi ndërkombëtar i ka sjellë Lecces një zhvillim pozitiv: mesfushori Medon Berisha është rikthyer në stërvitje me grupin dhe është i gatshëm të luajë. Pasi ka lënë pas dëmtimin dhe problemet fizike, Berisha mund të përfshihet në planet e trajnerit Eusebio Di Franceso për ndeshjen e ardhshme në…

Berisha rikthehet në stërvitje me Leccen, në dispozicion për ndeshjen ndaj Lazios

Pushimi ndërkombëtar i ka sjellë Lecces një zhvillim pozitiv: mesfushori Medon Berisha është rikthyer në stërvitje me grupin dhe është i gatshëm të luajë.

Pasi ka lënë pas dëmtimin dhe problemet fizike, Berisha mund të përfshihet në planet e trajnerit Eusebio Di Franceso për ndeshjen e ardhshme në Serie A.

Mesfushori i Shqipërisë do të ftohet për përballjen në transfertë me Lazion, të cilën Lecce e luan më 21 nëntor, në xhiron e 12-të.

Ky sezon ka qenë i vështirë për Berishën. Ai ka regjistruar vetëm një paraqitje, duke luajtur tetë minuta kundër Cagliarit në fillim të shtatorit.

Vështirësitë e tij lidhen me dëmtimin e rëndë që pësoi në dhjetor të vitit të shkuar. Ai dëmtim i ndërpreu formën fantastike në një periudhë kur Berisha ishte ndër lojtarët kryesorë të Lecces, me 2 gola dhe 3 asistime në 13 paraqitje në Serie A.