La Liga

Raphinha rinovon me Barcelonën deri në vitin 2030: Liga e Kampionëve, objektivi i tij kryesor

Raphinha ka zbuluar synimet që e shoqërojnë në vitet e ardhshme te Barcelona, duke e vendosur suksesin e skuadrës dhe fitimin e çdo trofeu të mundshëm në qendër të ambicieve të tij. Sulmuesi brazilian konfirmoi së fundmi zgjatjen e kontratës me klubin katalunas deri më 30 qershor 2030. Duke folur…

Raphinha rinovon me Barcelonën deri në vitin 2030: Liga e Kampionëve, objektivi i tij kryesor

Raphinha ka zbuluar synimet që e shoqërojnë në vitet e ardhshme te Barcelona, duke e vendosur suksesin e skuadrës dhe fitimin e çdo trofeu të mundshëm në qendër të ambicieve të tij.

Sulmuesi brazilian konfirmoi së fundmi zgjatjen e kontratës me klubin katalunas deri më 30 qershor 2030. Duke folur për objektivat e tij, ai nënvizoi se dëshiron të fitojë sa më shumë trofe me fanellën e Barcelonës.

Mes titujve që synon më shumë është Liga e Kampionëve, trofeu që Barcelona dëshiron ta rikthejë në muzeun e klubit.

“Çdo futbollist dëshiron të mbahet mend për trofetë që ka fituar. Unë dua të fitoj çdo titull të mundshëm. Deri tani kam shifra pozitive dhe shpresoj që të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”, u shpreh Raphinha.

“Liga e Kampionëve është një nga trofetë që duam ta fitojmë. Po bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur këtë objektiv. Dëshiroj të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm deri në vitin 2030”, deklaroi braziliani.

Raphinha foli gjithashtu për synimin e tij për të lënë një gjurmë në historinë e Barcelonës, ku më herët kanë spikatur disa legjenda braziliane.

Megjithatë, ai sqaroi se nuk dëshiron të krahasohet me paraardhësit e tij, por të fitojë me meritat e veta vlerësimin dhe dashurinë e tifozëve katalunas.

“Nuk më pëlqejnë krahasimet. Ata kanë shkruar historinë e klubit dhe kanë fituar dashurinë e tifozëve të Barcelonës. Unë punoj maksimalisht për të fituar një vend në zemrat e tyre. Kur erdha këtu, gjatë dy viteve të para nuk e mendoja se do të arrija në këtë pikë. Shumë njerëz më kritikuan ashpër, por unë e dija potencialin tim dhe atë që mund t’i jepja skuadrës në fushë. Gjithmonë kam pasur besim te puna ime”, përfundoi braziliani.

Me marrëveshjen e re që e mban në Barcelonë deri në vitin 2030, Raphinha synon të mbetet një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës dhe të kontribuojë në rikthimin e klubit në elitën e futbollit evropian.