La Liga

Evertoni përgatit ofertë prej 50 milionë eurosh për Vitor Roquen, Barcelona përfiton nga klauzola

Evertoni po planifikon të ndërhyjë në merkaton e janarit për të përforcuar repartin ofensiv, ndërsa objektivi kryesor i klubit anglez është ish-sulmuesi i Barcelonës, Vitor Roque. David Moyes u përball me zhgënjim në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, kur transferimi i Folarin Balogun nga…

Evertoni përgatit ofertë prej 50 milionë eurosh për Vitor Roquen, Barcelona përfiton nga klauzola

Evertoni po planifikon të ndërhyjë në merkaton e janarit për të përforcuar repartin ofensiv, ndërsa objektivi kryesor i klubit anglez është ish-sulmuesi i Barcelonës, Vitor Roque.

David Moyes u përball me zhgënjim në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, kur transferimi i Folarin Balogun nga Monaco dështoi në momentet e fundit. Ndërkohë, Beto dhe Iliman Ndiaye u larguan nga skuadra.

Pavarësisht nevojës për një sulmues, “Toffees” vendosën të mos afronin lojtarë të lirë. Klubi refuzoi mundësinë për të nënshkruar me Mauro Icardin dhe ish-futbollistin e tij, Richarlison, ndërsa Moyes preferoi të presë deri në hapjen e merkatos së janarit.

Deri tani, Thierno Barry ka qenë alternativa e vetme e Evertonit në majën e sulmit. 21-vjeçari ka realizuar tetë gola në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit 2026/27, por trajneri anglez kërkon t’i sigurojë mbështetje.

Sipas gazetës spanjolle Diario Sport, Moyes po mendon të paraqesë një ofertë të rëndësishme prej 50 milionë eurosh për Vitor Roquen, i cili ka rigjetur formën pas rikthimit në futbollin brazilian.

Sulmuesi 21-vjeçar pati një periudhë të vështirë gjatë sezonit 2023/24 në Kataluni. Pas kësaj aventure, ai u huazua te Real Betis dhe në vitin 2025 u rikthye në Palmeiras.

Edhe pse koha e kaluar te Barcelona ishte problematike, kjo nuk i ka larguar klubet evropiane nga gara për të. Roque shënoi 20 gola në sezonin e tij të parë në Amerikën e Jugut, duke tërhequr sërish vëmendjen.

Moyes pritet të synojë një çmim më të ulët, pasi Palmeiras e di se Barcelona ka të drejtën e 20% të shumës së një shitjeje të ardhshme. Nëse transferimi realizohet për 50 milionë euro, klubi katalanas do të arkëtonte 10 milionë euro.