Letra emocionuese e Bruno Guimaraes pas eliminimit të Brazilit: “Babi, a do të luajmë me top?”

Letra emocionuese e Bruno Guimaraes pas eliminimit të Brazilit: “Babi, a do të luajmë me top?”

Lajme

Bruno Guimaraes ka folur publikisht për herë të parë që prej largimit të Brazilit nga Kupa e Botës 2026.

Mesfushori brazilian ndau në rrjetet sociale një letër të gjatë me tone të forta emocionale, ku mori mbi vete përgjegjësinë për çastet e vështira të turneut dhe përshkroi dhimbjen që ndjeu pas penalltisë së humbur kundër Norvegjisë.

Vetëm tre ditë pas humbjes 2-1, që solli edhe eliminimin e Brazilit në raundin e 16-të, lojtari i Newcastle United pranoi se e kishte pasur të vështirë të gjente fjalët për t’u drejtuar tifozëve.

“E kam shkruar dhe e kam fshirë këtë mesazh kaq shumë herë sa që kam humbur numërimin”, shkruan futbollisti i Newcastlet në nisje të letrës së tij, përpara se të shpjegojë arsyen pse ndjeu nevojën të shprehej hapur.

“Gjithmonë kam qenë këtu për fitoret, kështu që nuk ka asgjë më të drejtë sesa të shfaqem tani dhe të mos fshihem për të folur”.

Guimaraes e cilësoi episodin e penalltisë së humbur si një goditje të rëndë, ndërsa eliminimin e përshkroi si një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij.

“Futbolli, i cili më ka dhënë gjithçka që kam, tani është përgjegjës për dhimbjen më të madhe të 28 vjetëve të jetës sime”, ka shtuar mesfushori.

Në mesazhin e tij, ai ndau edhe një episod tepër personal, që e ndihmoi ta shihte ndryshe gjithçka pasi u kthye në shtëpi.

https://www.instagram.com/p/DagOd0EJOyl

“Gjëja më e pabesueshme nga të gjitha ishte kthimi në shtëpi pas ditës më të trishtuar të jetës sime dhe gjëja e parë që më thanë fëmijët e mi kur u zgjova ishte: ‘Babi, a do të luajmë me top?’”.

Sipas Guimaraesit, fjalët e fëmijëve i dhanë një tjetër këndvështrim si për futbollin, ashtu edhe për mënyrën se si duhet kaluar zhgënjimi.

Ajo frazë, siç la të kuptohej ai, e bëri të kuptonte se “pavarësisht nëse ka ditë të këqija apo të mira, futbolli do të jetë gjithmonë dashuria e madhe”.

Promo