La Liga

Futbollisti i Villarrealit plas akuza ndaj Barcelonës: Na e vodhën ndeshjen, ashtu si në Bernabeu

Villarreali u largua i indinjuar nga “Spotify Camp Nou” pas humbjes 3-2 kundër Barcelonës, duke shfaqur pakënaqësi të thellë me vendimet e gjyqtarit Hernandez Hernandez. Skuadra vizitore kundërshton veçanërisht vendimin për këndoren, pas të cilit Barcelona realizoi golin e parë, me bindjen se u…

Futbollisti i Villarrealit plas akuza ndaj Barcelonës: Na e vodhën ndeshjen, ashtu si në Bernabeu

Villarreali u largua i indinjuar nga “Spotify Camp Nou” pas humbjes 3-2 kundër Barcelonës, duke shfaqur pakënaqësi të thellë me vendimet e gjyqtarit Hernandez Hernandez.

Skuadra vizitore kundërshton veçanërisht vendimin për këndoren, pas të cilit Barcelona realizoi golin e parë, me bindjen se u penalizua nga vendimet e arbitrave.

Pas përfundimit të takimit, mesfushori Santi Comesana akuzoi lojtarët e Barcelonës se ushtrojnë presion mbi gjyqtarët, duke pohuar se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në përballjen me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.

“E njëjta gjë na ndodhi në Bernabeu dhe e njëjta gjë edhe këtu”.

“Presioni që ata ushtrojnë ndaj gjyqtarëve është i jashtëzakonshëm. Ata rrethohen nga presioni i shtatë lojtarëve”, tha mesfushori spanjoll.

I pakënaqur nga disa ndërhyrje të gjykuara dhe nga kartonët e shpërndarë gjatë ndeshjes, Comesana tregoi se kishte provuar ta paralajmëronte edhe vetë arbitrin gjatë takimit.

“Mjaft më, mos lejo që presioni të ndikojë te ti, gjyqtar”.

Gjithsesi, mesfushori pranoi se Villarrealit i mungoi përgjigjja e duhur pas golit të pësuar në pjesën e dytë, duke shtuar se ekipi u ndikua psikologjikisht.

“Nuk e nisëm keq pjesën e dytë, por goli na vrau psiqikisht. Një gol nuk duhet të na dëmtojë aq shumë. Na ndikon tepër, pasi një gol e ndryshon të gjithë planin e lojës”.